Distria Krasniqi, fiton sërish me Ippon dhe siguron gjysmëfinalen

PARIS, FRANCE - JULY 28: Distria Krasniqi of Team Kosovo and Maryam March Maharani of Team Indonesia during the Women’s -52kg Elimination round of 16 match between Distria Krasniqi of Team Kosovo and Maryam March Maharani of Team Indonesia on day two of the Olympic Games Paris 2024 at Champs-de-Mars Arena on July 28, 2024 in Paris, France. (Photo by Michael Reaves/Getty Images)

Xhudistja kosovare e ka kaluar pa probleme edhe fazën çerekfinale duke siguruar kështu kualifikimin në fazën gjysmëfinale.
Krasniqi në raundin e dytë kishte mposhtur me Ippon xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani.
Ndërsa tani, Krasniqi arriti që me ‘Ippon’ ta mposht kundërshtaren izraelite Gefen Primo në kategorinë 52 kilogramë.
Shpresojmë që kjo formë fantastike e Distrias të vazhdojë edhe më tutje, pasi atë e ndan edhe një luftë para se të sigurojë medaljen.
Në gjysmëfinale Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane Odette Giuffrida, duel ky që pritet të fillojë nga ora 16:00./Telegrafi/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?