Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë: Puna juaj, urë lidhëse me publikun

Në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë gazetarët që pasqyrojnë me pasion dhe përkushtim botën e sportit dhe në veçanti futbollin.

“Puna juaj është një urë lidhëse mes futbollit dhe publikut. Falë jush, zëri i futbollit shqiptar arrin kudo, me profesionalizëm dhe dashuri për këtë sport,” – shkruan Duka, duke vlerësuar rolin e pandarë të medias sportive në zhvillimin dhe promovimin e futbollit në vend.

Kreu i FSHF-së thekson se gazetarët janë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të futbollit shqiptar dhe i fton që të vijojnë së bashku këtë mision për ta çuar futbollin sa më larg.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë!”, përfundon mesazhin e tij Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?