Dita e dytë në Champions League, ja përballjet e sotme
Sot në mbrëmje do të luhen 9 ndeshjet e mbeturat të kompeticioni më i rëndësishëm europian në rang klubesh, UEFA Champions League.
Të mërkurën mbrëma do të vihen përballë skuadrat në kuadër të grupeve C, E, F, G dhe H, ku Juventusi do të presë në shtëpi Sevillan, Dortmundi do të udhëtojë drejt Legias, Man.City dhe Real Madrid presin respektivisht B. Monchengladbach dhe Sporting Lisbonën.
Kujtojmë që Manchester City do të luajë sot ndeshjen e cila ishte shtyrë, ndërsa ‘Los Blancos’ pritet të ketë në dispozicion treshen e sulmit Bale, Benzema, Ronaldo.
KOHA JONË SONDAZH

