Dita e madhe për Brojën te Evertoni, sot rikthehet në fushë pas 6 muajsh

Dita e madhe për Brojën te Evertoni, sot rikthehet në fushë pas 6 muajsh

Pas më shumë se 6 muajsh që nga ndeshja e tij e fundit zyrtare, mes Shqipërisë dhe Spanjës në Europianin “Gjermani 2024”, Armando Broja duket se është sërish gati që të rikthehet në fushë. Këtë herë ai do të debutojë me fanellën e Evertonit, pasi u huazua gjatë verës.

Për shkak të një dëmtimi të marrë në stërvitje me “Blutë” e Londrës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare e kishte të pamundur që të aktivizohej me Everton. Gjithsesi, pas dy sfidave të luajtura me skuadrën U-21, trajneri Sean Dyche ka pranuar që në takimin e sotëm me Wolverhampton, Broja do të jetë pjesë e skuadrës.

“Broja padyshim do të jetë pjesë. Chermiti nuk është gati. Ai po stërvitet shumë por ka nevojë për një program të zgjeruar ndeshjesh. Por Broja duhet të jetë pjesë”, tha numri një i pankinës së Everton, duke lënë të kuptohet se do të ketë minuta për 23-vjeçarin kuqezi.

Broja shpreson që të rifitojë formën e tij më të mirë pas një mungese të gjatë. Për të do të jetë një mundësi e mirë, pasi te Chelsea vështirë se do të ketë hapësira dhe në të ardhmen.

SHKARKO APP