Dita e Pavarësisë, Sylvinho uron në shqip
Urimeve për 112 vjetorin e Pavarësisë i është bashkuar dhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, e cila me performancën e treguar gjatë këtij viti na ka bërë të gjithëve krenarë.
Në video-mesazhin e shpërndarë nga FSHF shihen futbollistët teksa urojnë për Ditën e Flamurit, teksa është bashkuar dhe trajneri Sylvinho i cili uron në gjuhën shqipe.
Urimit për festën e Pavarësisë i bashkohet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një statusi në rrjetet e tij sociale Duka shkruan: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit”.
View this post on Instagram