Ditëlindja e hidhur për Gjimshitin: S’mund të pësosh 3 gola që në pjesë të parë!

Dita e djeshme nuk ishte aspak për t’u mbajtur mend për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares kishte ditëlindjen, por skuadra e tij pësoi një eliminim të papritur në Champions League ndaj Club Brugge.

Humbja e pësuar mbrëmjen e kaluar në Bergamo erdhi shtatë ditë pas asaj në Bryzh, duke vijuar një ecuri negative në duelet e fundit për skuadrën e Gasperinit.

“Nuk mund të gjej fjalë për të komentuar këtë ndeshje, por u bëj komplimentet e mia rivalëve tanë. Në pjesën e parë na ndëshkuan me tre kundërsulme, na vendosën në vështirësi pasi gjetën menjëherë golin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani na duhet që të rinisim rrugëtimin në kampionat. Për këtë ndeshje them se në këto nivele s’mund të mbyllësh pjesën e parë me tre gola të pësuar”, tha Gjimshiti.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ditëlindja e hidhur për Gjimshitin: S’mund të pësosh 3 gola që në pjesë të parë!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?