Ditëlindja e Rrahmanit i sjell entuziazëm Partizanit para derbit

 Amir Rrahmani feston sot 21 vjetorin e tij të lindjes, duke e kthyer kampin e të kuqve në një ditë feste . Atmosfera në radhët e Partizanit, pas dy humbjeve radhazi, në Kukës e Laç, për kampionat e kupë, ka ndryshuar përnjëherësh me fitoren e fundit 2-1, ndaj Teutës në Fier.  Partizani ndodhet pas javës së 23-të në Kategorinë Superiore katër pikë larg kreut dhe do të përballet të premten me Tiranën në derbi, ku në rast fitoreje mund të rikthehet edhe më i sigurtë në garë për titull.  Kjo për faktin se barazimi në Korçë, mes Skënderbeut dhe Kukësit, si dhe humbja e Tiranës në Laç, kanë ndihmuar të kuqtë të rikthehen për titullin kampion.  Ditëlindja e Rrahmanit, gjatë javës së përgatitjeve para derbit me Tiranën, e ka shtuar entuziazmin në kampin e trajnerit Shpëtim Duro, i cili pas javës së fundit duket se ka gjetur paqen edhe me tifozët që u zhgënjyen pas eliminimit nga kupa.  -“I urojmë mbrojtësit të Demave të kuq edhe 100 vjeç, dhe suksese në karrierën e tij dhe një sezon sa më pozitiv me15-të herë kampionët e vendit,” ishte urimi i faqes zyrtare të Partizanit, për Rrahmanin. Por edhe me qindra tifozë kanë uruar kosovarin e talentuar që është bërë pjesë e të kuqve kryeqytetas. Sakaq, Partizani vijon përgatitjet me dy seanca në ditë, në vigjilje të derbit të së premtes në mbrëmje, ndaj Tiranës, që do të luhet në “Qemal Stafa”, ora 19.00.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?