Ditmar Bici driblon Flamurtarin, del në stërvitje me Tiranën
Mbrojtësit Ditmar Bici është në pritje të dokumentacionit nga Irani për të vendosur skuadrën e tij të ardhshme, por teksa flitej se do t’i bashkohej Flamurtarit, papritur Bici ka dalë këtë javë në stërvitje me skuadrën e Tiranës. Ditën e djeshme ai ka qenë në kompleksin stërvitor të bardhebluve duke u stërvitur me ish-ekipin e tij. Lojtari do të përfitojë nga ky fakt për të mbajtur trupin në formë për shkak se ka shumë ditë që nuk stërvitet. Në fund të merkatos së janarit, Bici arriti akordin me ekipin vlonjat, por me sa duket problemet e shumta që ka ky ekip, e kanë bërë të pendohet për zgjedhjen që ka bërë. Megjithatë, për shkak federimi dhe mungesë dokumentacioni mbrojtësit i duhet të presë përfundimin e kampionatit dhe të nisë aventurën e tij të re në kampionatin shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

