Djali i Michael Schumacher, pilot i Formula 4

Si të mos mjaftonte babai, kampion bote plot 7 herë në Formula 1, edhe djali i Michael Schumacher, po ndjek gjurmët e tij. Së fundmi 15-vjeçari,  pjesë e skuderisë holandeze Van Amersfoort Racing do të garojë në Formulën 4 këtë sezon.  Mick është nën-kampion Bote dhe Europe në fuqi me makinat Kart dhe për herë të parë do të jetë pilot i një njëvendësheje të madhe. Formula 4 grumbullon talentet e reja që aspirojnë për të qenë pjesë e Formulës 1 në të ardhmen.  Ndërkohë, babai i tij, fitues shtatë herë i Kampionatit Botëror të Formulës 1, vazhdon rehabilitimin në shtëpi pas aksidentit të rëndë me ski që pësoi në dhjetor të vitit 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?