Djali i Rudi Vata-s ftohet nga Irlanda, shuhet opsioni për të luajtur me Shqipërinë
Rocco Vata është ftuar nga Irlanda për ekipin e parë, në prag të fillimit kualifikueseve të Botërorit. Talenti 19-vjeçar nuk ka përfaqësuar Shqipërinë në asnjë grupmoshë më parë, ndërsa kjo duket të jetë zgjedhja përfundimtare e tij.
Vata ka bërë mjaft mirë me Watfordin. Në sezonin e tij të parë, deri tani, ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asistë. I dalë nga akademia e Celtic, Rocco Vata do të ketë mundësinë të veshë fanellën e Irlandës.
Irlanda do ta luajë sfidën e parë me Zvicrën më 21 mars. Një takim ky ku Vata pritet të jetë në dispozicion të skuadrës A, për herë të parë duke humbur edhe mundësinë e përfaqësimit të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

