Djali i Simeones futet në historinë e Seria A, ja rekordi që ka vendosur

Giovvani Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone hyn në librin e rekordeve të Serie A. Me golin që realizoi në sfidën ndaj Bolognas  bomberi argjentinas ka hyrë në historinë e futbollit italian me një statistikë shumë të veçantë. Simeone Jr u bë futbollisti i parë që ka shënuar gjatë të gjithë muajve të vitit në Serie A.

Diçka të tillë nuk e kishte bërë askush dhe në fakt në të shkuarën ka qenë e pamundur, pasi në korrik nuk luhej në kampionatin italian. Situata e paprecedente e futbollit prej pandemisë së COVID-19 sjell edhe statistika të tilla.

Në vazhdim do të ketë edhe lojtarë të tjerë që kanë shënuar në çdo muaj të vitit, por i pari mbetet Simeone.  Këtë sezon ai numëron 10 gola në Serie A, ndërkohë që në të shkuarën ka gjetur rrugën e rrjetës edhe për klube si Genoa e Fiorentina.

 

SHKARKO APP