Djokovic bëhet çështje në Australi, detyrohet të qëndrojë në hotel refugjatësh

Pjesëmarrja e Novak Djokovic në Australian Open po shndërrohet çdo orë e më shumë në një çështje ndërkombëtare, ku po ndahen politika dhe opinioni publik. Kampioni serb nuk do të mund të mbrojë titullin e fituar, vitin  e kaluar, në Australi, të nëntin  e karrierës.

Lajmi që tenisti kishte marrë një leje speciale nga autoritetet shëndetësore australiane për të marrë pjesë në turne bëri xhiron e botës dhe shkaktoi polemika, sepse Australia është një nga vendet me politikat më strikte kundër pandemisë, dhe u duk se trajtimi favorizues ndaj serbit që nuk është i vaksinuar, ishte i padrejtë ndaj të tjerëve.

Po në orët e fundit çështja ka marrë një drejtim pothuajse të kundërt, me ndërhyrjen e kryeministrit të atij vendi, Scott Morrison. I shtyrë nga opinioni publik australian, ai deklaroi dje se Djokovic duhet të sqaronte mirë arsyet se pse kërkonte lejen speciale, që jepet vetëm në disa raste të veçanta, si sëmundje të rënda ose reaksione ndaj vaksinave.

Mirëpo, vendimin e gjykatës që do të jepet ditën e hënë në orën 10:00, serbi është i detyruar ta presë në një hotel të caktuar për refugjatët, ndërsa nuk mund të lëvizë prej andej duke u konsideruar si një person në karantinë.

 

SHKARKO APP