Djokovic dhe bashkëshortja e tij dalin pozitiv ndaj koronavirusit
Rastet me koronavirus janë shtuar ndjeshëm në botën e tenisit. Novak Djokovic, numri 1 i botës, ka publikuar lajmin e hidhur se ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.
Pas lajmeve për rezultimin pozitivë të Borna Coric, Grigor Dimitrov dhe Viktor Troicki ka ardhur edhe lajmi se me COVID-19 është prekur edhe Nole, organizatori i turneut miqësor Adria Tour i zhvilluar në dy vende ballkanike Serbi dhe Kroaci me tifozë në impiante dhe asnjë masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Përveç 4 tenistëve edhe Marco Panichi përgatitësi atletik i Djokovic dhe Kristjan Groh trajneri i Dimitrov janë prekur me koronavirus duke bërë që ndaj organizatorëve të këtij turneu të vërshojnë një lumë polemikash në media.
Ndërkohë Novak Djokovic është shprehur i zhgënjyer në një prononcim për mediat për rezultatet e testeve ndërsa ka konfirmuar se pozitive me COVID-19 është edhe bashkëshortja e tij.