Djokovic konfirmohet “mbret” në Paris, vendos rekord për Grand Slam-e

Novak Djokovic është shpallur “mbreti” i Parisit. Tenisti serb ka triumfuar në eventin e Roland Garros për herë të dytë radhazi dhe të tretin në karrierën e tij si tenist.

Djokovic arriti të mposhtë në finale Casper Ruud me rezultatin 3-0 duke fituar tre setet me rezultatet 7-6, 6-3 dhe 7-5.

Me fitoren e arritur ditën e sotme, tenisti serb bëhet lojtari me më shumë Grand Slam-e në tenisin për meshkuj, me plot 23 të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?