“Do të fal dy penallti nëse kam gabuar”, arbitri që gjykon Serbi-Shqipëri dikur ishte përfshirë në një skandal

Soccer Football - UEFA Nations League - League B - Group 2 - Turkey v Sweden - Konya Buyuksehir Stadium, Konya, Turkey - November 17, 2018 Referee Istvan Kovacs talks to Sweden's Marcus Berg and Martin Olsson REUTERS/Murad Sezer

Rumuni Istvan Kovacs do të vendosë drejtësi në sfidën e “nxehtë” të Leskovcit mes Serbisë dhe Shqipërisë. 41-vjeçari ka një karrierë të pasur dhe të vlerësuar në futbollin evropian, por edhe një moment të vështirë në karrierë.

Bëhet fjalë për vitin 2018, ku rumuni ishte në qendër të një skandali pas ndeshjes së Nations League midis Suedisë dhe Turqisë. Suedia fitoi 1-0 me golin nga penalltia në pjesën e dytë të Andreas Granqvist-it.

Arbitri 34-vjeçar, i premtoi 2 penallti sulmuesit të Suedisë Marcus Berg në pushimin e ndeshjes ndaj Turqisë. Berg i kishte kërkuar llogari atij për një episod të diskutueshëm gjatë pjesës së parë, teksa pretendonte për 11-metërsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në pushim, shkova të flisja me gjyqtarin që të protestoja për një penallti që shkaktuan ndaj meje por të cilën ai nuk  sinjalizoi. U takuam në dhomat e zhveshjeve i tregova pikëpamjen time dhe më bëri një premtim. ‘Do të shoh pamjet dhe nëse e kuptoj që kam bërë gabim në aksionin që pretendon ti, do të fal dy penallti në pjesën e dytë”, tha sulmuesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi kujtojmë që Kovacs për momentin është një nga arbitrat më të vlerësuar, pasi në sezonin e fundit i është besuar finalja e Championsit mes Interit dhe PSG.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?