Do të luajë me gjysmën e ekipit ndaj Gladbah, Nagelsmann: Nuk qaj për këto gjëra, është sfiduese!
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Borussia Monchengladbach. Bavarezët kanë kërkuar që ndeshja të shtyhet pas rasteve të shumta pozitive me Covid-19. Gjithsesi është vendosur që ndeshje të luhet normalisht.
“Është e diskutueshme nëse të luash në këto rrethana është e drejtë apo e arsyeshme, por në fund lojtarët do të ndjekin të njëjtat rregulla si gjithmonë. Unë nuk jam nga ata që qaj për këto gjëra.
Kemi ende 11 lojtar me shumë klas. Dua të jem i sinqertë: nga këndvështrimi i një trajneri është sfiduese, sepse duhet të mendosh se si ta zgjidhësh situatën, të zgjedhësh lojtarë në pozicione në të cilat kanë luajtur rrallë ose asnjëherë”, deklaroi strategu i Bayernit. /R.Lika-Koha Jonë/