Dobi për mediat polake: Shqipëria të luajë me Muçin, Polonia është favorite
Ish-futbollisti dhe trajneri shqiptar Enkeleid Dobi ka folur për mediat polake në prag të ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë. 50-vjeçari theksoi se pret një ndeshje të fortë dhe të kujdesshme nga të dyja skuadrat.
Sipas Dobit, një nga pikat kyçe për Shqipërinë pritet të jetë Ernest Muçi. Ai u shpreh se mesfushori ofensiv është në formë shumë të mirë dhe mund të jetë një kërcënim real për mbrojtjen polake.
“Do të doja të luante Muçi, sepse është një nga lojtarët tanë më të mirë aktualisht. Është në formë, shënon dhe asiston, ndaj besoj se do ta nisë nga minuta e parë,” u shpreh Dobi.
Në analizën e tij, ai vlerësoi organizimin mbrojtës të Shqipërisë, duke nënvizuar se kuqezinjtë janë të vështirë për t’u çarë. Megjithatë, ai paralajmëroi për rrezikun që paraqesin emra të mëdhenj të Polonisë si Robert Leëandoëski dhe Piotr Zieliński, të cilët mund të bëjnë diferencën në çdo moment.
“Që nga momenti kur drejtimin e ka marrë Jan Urban, kombëtarja juaj është stabilizuar. Ka balancë dhe loja është më e organizuar. Nuk ka më probleme apo polemika si më parë, çka e bën ekipin më të fortë. Sipas meje, Polonia është favorite në raport 60 me 40,” përfundoi Dobi, duke lënë të kuptohet se gjithsesi Shqipëria ka shanset e saj për të surprizuar.
KOHA JONË SONDAZH

