Dodaj e mbyll me gol te Vllaznia, do të transferohet në Bullgari
Kevin Dodaj ka vendosur t’i japë lamtumirën Vllaznisë në mënyrën më të bukur të mundshme. 19-vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren 4-2 të kuqebluve ndaj Dauvgapils në Letoni, ndeshje që i siguroi Vllaznisë kalimin në turin e dytë të Conference League. Dodaj shënoi një gol dhe asistoi një tjetër, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së zemrës së tij.
Pas ndeshjes, talenti shkodran konfirmoi largimin nga klubi: “Bëhet fjalë për skuadrën e CSKA-së së Sofjes, gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Unë do të bëj maksimumin kudo që të shkoj dhe në çdo minutë që do të më jepet,” u shpreh ai.
Transferimi i Dodajt drejt Bullgarisë, te një klub historik si CSKA Sofia, përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e tij të re. Me paraqitjet e tij premtuese dhe potencialin që ka treguar, mbetet për t’u parë se si do të shkëlqejë në sfidën e radhës jashtë Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

