Doli pozitiv ndaj koronavirusit, Kenny Dalglish lë spitalin në Angli

Sir Kenny Dalglish ka lënë spitalin dhe po qëndron në shtëpi për shkak të COVID-19. Legjenda e Liverpoolit u diagnostikua si mbartës i virusit gjatë kësaj jave.

65-vjeçari qëndroi deri më tani nën kujdesin e rreptë të mjekëve, por fatmirësisht nuk pati komplikime shëndetësore. Bluzat e bardha i kanë rekomanduar të rikthehet në shtëpi, aty ku do të jetë i vetëizoluar.

Dalglish është një nga emrat më të njohur të futbollit anglez. Ai mbetet një ikonë për tifozët e Liverpoolit, ndërkohë që më parë fitoi 4 tituj me skuadrën e Celtic në Skoci.

SHKARKO APP