Dominimi i Bayernit prej vitesh, Bundesliga mendon për një format të ri

Bayern Munich po shkon drejt titullit të 10-të radhazi në Bundesligë, teksa është ndjeshëm më superiore se rivalët e saj. Presidentja e re e DFL, Donata Hopfen ka hedhur idenë që në sezonet në vazhdim Bundesliga të aplikojë formulën e Play-Off dhe kështu fituesja e kampionatit të vendosej mes katër skuadrave, ku do të luheshin dy gjysmëfinale dhe më pas një finale.

Lidhur me idenë e Bundesligës së re, Bayern Munich është shprehur dakord dhe gati për ta studiuar këtë projekt, teksa CEO i klubit, Oliver Kahn thekson se bavarezëve iu duket më emocionues formati i ri dhe diçka e tillë do të shkaktonte entuziazëm edhe te tifozët.

Nëse te Bayern janë të hapur për propozimin, ende nuk është e njëjta ndjesi për klubet e tjera  si Eintracht Frankfurt, Bayer Leverkusen, apo Union Berlin nuk janë të bindura nga formati i ri dhe kanë kërkuar kohën e tyre për të shqyrtuar idenë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?