Donarumma: Më vjen të qesh kur më thonë se PSG është zgjedhje e gabuar!
Portieri Donnarumma gjatë verës vendosi të largohej drejt Paris Saint Germain, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ai ishte titullar në duelin ndaj Manchester City-it në Champions League. Gardiani italian është shprehur i lumtur, ndërkohë që mohoi zërat se është penduar për këtë transferim.
“Kam ëndërruar Champions-in dhe më në fund erdhi. Ka qenë një mbrëmje e madhe, një ndeshje fantastike dhe një kënaqësi e papërshkrueshme, ndaj falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë, pasi nuk ka qenë aspak e lehtë për mua, megjithatë ia dola të ruaj qetësinë dhe të plotësoj ëndrrën time.
PSG zgjedhje e gabuar? Më vjen të qesh kur dëgjoj të thonë se kam bërë zgjidhjen e gabuar që erdha te PSG-ja. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të luash me kampionë të tillë, pasi të bëjnë të rritesh gjithmonë e më tepër. Unë jam i bindur në aftësitë e mia dhe stërvitem për t’u përmirësuar gjithmonë e më shumë”, u shpreh Donnarumma.