Donnarumma arrin akordin me Manchester City-in, por problemi është … Ederson

Gigio Donnarumma po i afrohet gjithnjë e më shumë një transferimi në Premier League, te Manchester City. Pas largimit nga Paris Saint-Germain, vetëm pak ditë para finales së Superkupës, kapiteni i kombëtares italiane është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Sipas mediave britanike, PSG ka vendosur të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh të kampionëve të Anglisë, pavarësisht se fillimisht kishte kërkuar rreth 50 milionë euro për kartonin e portierit. Klubi francez ka interes të mbyllë marrëveshjen brenda afatit të merkatos, për të shmangur mbajtjen e tij në skuadër deri në janar, duke marrë parasysh pagën e lartë të gardianit të kaltër.

Në të njëjtën kohë, Donnarumma ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me skuadrën e Pep Guardiolës dhe është gati të fillojë aventurën e re në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, përpara finalizimit të operacionit, City duhet të sistemojë situatën e Ederson-it. Portieri brazilian është në listën e dëshirave të Galatasaray, por palët ende nuk kanë gjetur akordin përfundimtar, edhe pse bisedimet po ecin me ritme të shpejta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?