Donnarumma bën gati valixhet, Milani gjen pasuesin e talentit italian
Gigio Donnarumma duket gjithmonë e më larg Milanit, teksa në fund të sezonit mund të ndodhë edhe largimi i bujshëm. Me kontratën që i përfundon në verën e vitit 2021, kuqezinjtë mund të zgjedhin që ta largojnë për të përfituar një shumë të mirë.
Si pasues i tij mendohet Salvatore Sirigu, portier me eksperiencë dhe me kosto të përballueshme për klubin teksa 33-vjeçari nuk do të refuzonte kalimin në një ekip tjetër të madh pas eksperiencës me Paris Saint Germain.
Gjithsesi ai nuk duket si një zgjedhje afatgjatë, teksa po mendohet për afrimin e 19-vjeçarit, Alessandro Plizzari.