Donnarumma tremb Milanin, kërkon të bëhet portieri i dytë më i paguar në botë
Milani dhe Mino Raiola vijojnë tratativat për rinovimin e kontratës së Gigio Donnarumma. Akordi aktual mes palëve është për shifrën e 6 milionë eurve, por agjenti i njohur kërkon 10 milionë.
Një shifër e tillë do ta bënte Donnarumma-n portierin e dytë më të paguar në botë. Momentalisht vendin e parë e mban De Gea i Manchester United me 11.2 milionë euro, i ndjekur nga Oblak me 10 milionë euro në sezon, ndërkohë që podin e mbyll Neuer me 9.5 milionë euro në sezon.
Shifra të frikshme, por portieri i talentuar italian ka treguar se e meriton një vlerësim të tillë për të qenë përkrah Oblak në vendin e dytë. Në të kundërt rrezikon që ta shohim te Juventusi sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/