Dorëzohet Conte, i pafuqishëm të ndalë largimin e Eden Hazard nga Chelsea

Antonio Conte ka pranuar se nuk është në gjendje të ndalojë transferimin e Eden Hazard nga Chelsea te Barcelona. Shumë skuadra janë të shqetësuara pas shitjes së Neymar te Paris SG, pasi me 222 milionë euro dhe me famën që gëzon Barça është tepër joshëse për çdo lojtar të madh.

Më herët, trajneri italian e kishte përjashtuar mundësinë e lëvizjes së yllit belg, por tani pranon se vendimi final nuk i përket më atij.

“Eden Hazard është vërtet një top player, por e përsëris që unë jam trajneri dhe mund të jap vetëm mendimin tim. Vendimi final i përket gjithmonë klubit”, thotë Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pres që Eden të luajë për Chelsea-n. Nuk është momenti i duhur për të humbur lojtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Italiani nuk ka qenë i kënaqur me merkaton e bërë nga klubi këtë verë, edhe pse ka marrë, deri tani, Willy Caballero, Antonio Rudiger, Tiemoue Bakayoko dhe Alvaro Morata. Ai dëshironte edhe Alex Sandro nga Juventus, por Massimiliano Allegri e bërio të qartë që braziliani nuk do të shitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?