Dorian Bylykbashi: Skënderbeu? Me 99% fiton Partizani!
Jam i kënaqur që jam rikthyer te Partizani, dhe me gola.” Fantazisti i Partizanit, Dorian Bylykbashi, i rikthyer gjatë dimrit shënoi që në debutim ndaj Laçit në barazimin 1-1 të dy javëve më parë. Dorian Bylkbashi shkëlqeu në Fier, në përballjen e kaluar të kampionatit ndaj Apolonisë, 0-2, si dhe shënoi edhe një nga golat e fitores në ndeshjen e parë çerekfinale të kupës, 2-0, po ndaj Laçit, në Fushë-Krujë. –“Dëshira dhe synimi im është të realizoj dhe të kontribuoj maksimalisht për skuadrën. Motivimi im është t’iu mbyll gojën skeptikëve, të cilët e shihnin me pesimizëm ardhjen time te Partizani. Deri në momentin që do me mbajnë gjunjët ju siguroj që do jap maksimumin tim në çdo ndeshje. Fitorja ndaj Laçit na karikon për sfidën e radhës në kampionat.” – theksoi 34-vjeçari elbasanas. Partizani luan fatet e titullit këtë javë, ndaj një rivali për titull, për Bylykbashi thotë se ndeshja me Skënderbeun, nuk do të jetë vendimtare. – “Të Hënën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme por jo vendimtare në luftën për titull. Përballë do të vihen dy ekipe që luftojnë për titullin kampion dhe parashikon një ndeshje të luftuar nga të dyja palët. Me 99% në Durrës fitojmë ne,” – shprehet ai. Por a do të jetë titullar, duke qenë se konkurrenca në ekip është e fortë, në rolin që mban elbasanasi. – “Nuk ka rëndësi nëse luaj unë apo kapiteni Nexhipi. Të gjithë do jemi të gatshëm të japim maksimumin tonë në këtë përballje.” Partizani-Skënderbeu, do të jetë edhe supersfida e javës së 21 e Kategorisë Superiore. – “Në 17-të vjet karrierë sportive gjithmonë i kam besuar trajneri,t ashtu siç i besoj edhe tani edhe Shpëtim Duros. Sa i përket garës për titull, Bylykbashi nuk përjashton asnjë nga tre ekipet e tjera pretendente. – “Rivalë për ne janë të treja ekipet e tjera, Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu. Me to, besoj se ne do luftojnë deri në fund për titullin. Ndeshjet janë të gjitha të vështira dhe nuk duhet neglizhuar asnjë ekip, sidoqoftë pozicioni në tabelën e renditjes. Ju garantoj se deri në fund Partizani do luftoj për fitimin e titullit dhe shpresoj që do t’ia dalim,” – përfundon Dorian Bylykbashi. Gjatë fazës së parë të këtij sezoni ai ishte pjesë e Elbasanit, për t’u kthyer tek partizani për herë të dytë, pas përvojës së parë që pati nga 2004 deri në 2008. Tashmë ai beson se është rikthyer për të fituar atë trofe, që nuk ia doli në eksperiencën e parë, titullin kampion.
KOHA JONË SONDAZH

