Dortmund s’di të fitojë, ndalet edhe nga Herta (VIDEO)
Borusia Dortmund nuk di të fitojë në Bundesligë. Verdhezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të javës së 19 në transfertë ndaj Hertës së Berlinit. Ekipi i drejtuar nga Stoeger vuan shumë në ndërtimin e sulmeve pa Aubamejang.
45 minutat e para janë të mërzitshme dhe me raste sporadike për shënim. Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit kalojnë menjëherë në avantazh pas 60 sekondash me Selke. Herta merr zemër nga goli dhe gjen edhe të dytin me Dudën, por sulmuesi është në pozicion të parregullt.
Dortmundi reagon disa minuta më pas duke shënuar golin e barazimit në minutën e 71 me Shinji Kagavën. Dortmundi mban vendin e tretë me 30 pikë, por rrezikon që ta humbasë pas ndeshjeve të tjera të javës së 19. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

