Dortmundi bën gati planin për të mbajtur Haaland

Borussia e Dortmundit nuk i ka hequr shpresat për rinovimin e kontratës së Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez, ndër më të mirët në qarkullimi gjatë viteve të fundit, kërkohet nga klubet më të mëdha në Evropë dhe sipas klauzolës së në kontratën e nënshkruar me verdhezinjtë mund të largohet për 75 milionë euro.

“Bild”, shkruan se Dortmundi do t’i ofrojë dyfishin e pagës për ta bindur që të qëndrojë. Pra, nga 8 milionë euro në sezon, gjiganti nordik do të përfitonte plot 16 milionë, falë një marrëveshjeje  të arritur me sponsorin e klubit, Puma.

Manaxheri i Haalandit, Mino Raiola, nuk e ka përjashtuar mundësinë që klienti i tij të qëndrojë në Dortmund, megjithatë shumë të do të varet edhe nga ecuria e verdhezinjve gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse skuadra e Marco Rose nuk do të arrijë të kualifikohet në Champions, atëherë do të jetë thuajse e pamundur që Haaland të mbetet te skuadra verdhezi.  Reali i Madridit, Manchester United, Chelsea dhe klube të tjera të mëdha janë gati që të bëjnë gjithçka për ta rrëmbyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?