Dortmundi bën një tjetër ndalesë në Bundesligë, këtë herë ndaj Freiburgut
Borussia Dortmund është ndalur në një barazim 1-1 në transfertën ndaj Freiburg, duke humbur mundësinë për të marrë tre pikë të rëndësishme në kampionat. Verdhezinjtë e nisën mirë takimin dhe kaluan në avantazh në pjesën e parë.
Goli i Dortmundit u shënua nga mbrojtësi Ramy Bensebaini, i cili përfitoi nga një goditje dënimi e ekzekutuar saktë nga Yan Couto. Në fillimin e fraksionit të dytë, ndeshja mori një kthesë të rëndësishme për Dortmundin.
Jobe Bellingham u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje të ashpër, duke e lënë ekipin me dhjetë lojtarë dhe duke e vështirësuar menaxhimin e lojës.
Presioni i Freiburgut u rrit dhe në minutën e 75-të erdhi edhe goli i barazimit. Lucas Höler realizoi një super gol, duke kontrolluar bukur topin dhe duke e dërguar në rrjetë me një gjysmë-roveshatë spektakolare.
Dortmund pas këtij barazimi mban vendin e tretë në renditje me 29 pikë, ndërsa Freiburg renditet i nënti me 17 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

