Dortmundi fiton duelin ndaj Hoffenheimit të 3 dardanëve

Borussia Dortmund ka siguruar një fitore të rëndësishme në javën e 13-të të Bundesligës, teksa ka mposhtur 2-0 Hoffenheimin në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë dominuan takimin dhe e vulosën rezultatin me nga një gol në secilën pjesë.

Avantazhi erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Julian Brandt përfitoi nga një aksion i ndërtuar në mënyrë perfekte mes Adeyemi dhe Couto, duke shtyrë topin lehtësisht në rrjetë.

Në minutën e 60-të, Nico Schlotterbeck, me një ndërhyrje rrëshqitëse në zonë, dyfishoi shifrat dhe siguroi fitoren për skuadrën e Edin Terzic. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund: 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Dortmund ngjitet në vendin e tretë me 28 pikë, vetëm një pas Leipzigut dhe nëntë pikë larg Bayernit kryesues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te Hoffenheim, si çdo javë, titullarë u hodhën edhe tre futbollistët e Kosovës: Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani, të cilët zhvilluan një ndeshje pozitive pavarësisht humbjes së skuadrës së tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?