Dortmundi fiton me lehtësi ndaj Union Berlin dhe shkon -6 pikë larg Bayernit (VIDEO)
Borussia Dortmund përfiton nga ndalesa e Bayernit, duke triumfuar 0-3 në transfertë kundër Union Berlin, për të shkuar tashmë 6 pikë larg Bayernit.
Verdhezinjtë e zgjidhën shpejt ndeshjen, pas në 25 minutat e para të ndeshjes realizuan dy gola më anë të sulmuesit gjerman Marco Reus.
Në pjesën e dytë Guerreiro shënoi golin e tretë, duke i vënë kapakun kësaj ndeshjeje që nuk mendohej të ishte kaq e lehtë për Dortmund, pasi Union Berlin kishte marrë 10 pikë në katër ndeshjet e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

