Dortmundi fiton me “manita” ndaj Herthas, Haaland shënon “poker” golash (VIDEO)

Erling Haaland nuk ka ndërmend të ndalet së shënuari me Dortmundin. “Golden Boy” realizoi katër herë në fitoren me përmbysje 2-5 të verdhezinjve në fushën e Herthas së Berlinit.

Dortmundi shkoi në pushimin mes pjesë në disavantazh 1-0, pasi në minutën e 35-të për vendasit shënoi Cunha. Sapo nisi fraksionin i dytë, doli në skenë bomberi norvegjez që realizoi dy gola të shpejtë në minutat 47’ dhe 49-tën, ndërsa të tretin në të 62-tën.

Guerreiro i dha goditjen e radhës Herthas në minutën e 70-të, ndërsa Cunha shënoi të dytin personal, këtë radhë me 11-metërsh, për rezultatin 4-2. Haaland ende nuk kishte mbaruar punë, teksa në të 79-tën shënoi golin e fundit të takimit, atë të rezultatit 2-5.

SHKARKO APP