Dortmundi fiton me përmbysje spektakolare ndaj Freiburgut, e ndihmon dhe portieri … kundërshtar (VIDEO)

Borussia Dortmund ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje 3-1 në fushën e Freiburgut. Verdhezinjtë në fakt e nisën ndeshjen në “malore”, pasi në minutën e 35-të, Gregoritsch i dha avantazhin vendasve me një goditje të bukur me kokë.

Dortmundi gjen një gol me shumë fat në fundin e ndeshjes, teksa godita e Gittens gjeti të papërgatitur Flekken, i cili bën një gabim trashanik duke e dërguar në rrjetën e tij.

Më pas verdhezinjtë marrin zemër dhe shënojnë dhe dy gola të tjera në harkun e katër minutave me Moukoko dhe Wolf. Dortmund ngjitet në vendin e parë me 6 pikë, në pritje të sfidave të tjera. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
BVB Turn the Game Around | SC Freiburg - Borussia Dortmund 1-3 | All Goals | Matchday 2

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?