Dortmundi fiton me përmbysje spektakolare në frymën e fundit ndaj Frankfurtit (VIDEO)
Borussia Dortmund bën një përmbysje spektakolare në shifrat 3-2 përballë Eintrachtit të Frankfurtit. Verdhezinjtë përfituan 3 pikë në renditje ndaj Bayernit kryesues që u mposht nga Gladbach.
Frankfurt e nisi mjaft mirë ndeshjen duke realizuar dy herë me sulmuesin kolumbian Borre në minutat 15 dhe 24-t. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në minutën e 71-të kur Thorgan Hazard i shërbyer nga Haaland ngushtoi shifrat.
Atëherë kur u mendua se Frankfurti po shkonte drejt një fitoreje të madhe, Dortmundi realizoi dhe dy herë të tjera me mesfushorët Bellingham në minutën e 87-të dhe Dahoud në të 89-ën për tre pikë të arta që e afrojnë në vetëm -6 pikë nga Bayerni kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

