Dortmundi fiton me vuajtje ndaj Hoffenheim, por humbet Haaland (VIDEO)

Borussia Dortmund vijon momentin pozitiv në Bundesligë duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme 3-2 në transfertën ndaj Hoffenheim. Verdhezinjtë e nisnë mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-t me Erling Haaland, i cili mori një asist fantastik nga Malen.

Vendasit do të barazonin rezultatin në shtesën e pjesës së parë me protagonist Kramaric. Gjithsesi Marco Reus do të rikthente sërish avantazh Dortmundin në fillimin e pjesës së dytë. Disa minuta më pas Raum gaboi duke e dërguar topin në rrjetën e portës së tij, për ti dhënë qetësinë nevojshme verdhezinjve.

Rutter do të shkurtonte shifrat për Hoffenheim, por gjithsesi nuk do të ishte e mjaftueshme për të marrë pikë. Për t’u evidentuar dhe dëmtimi i Haaland në minutën e 63-të, teksa la fushën e lojës para kohe duke shqetësuar së tepërmi ekipin e tij. Dortmundi ngjitet në kuotën e 43 pikëve, 3 më pak se Bayerni./R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP