Dortmundi fiton me vuajtje ndaj Mainzit, Haaland shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Borussia Dortmund merr përkohësisht kreun e Bundesligës, në pritje të ndeshjes së United. Verdhezinjtë triumfuan 3-1 ndaj Mainz, teksa protagonist si gjithmonë ishte Erling Haaland.
Marcus Reus zhbllokoi sfidën që në minutën e 3-të për Dortmundin. Në fillimin e pjesës së dytë, Haaland shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.3 minuta nga fundi i ndeshjes Burkardt rihapi sfidën, por vetëm për të ndezur shpresat.
Haaland në minutën e katërt të shtesës shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë. Norvegjezi është golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 9gola, dy më shumë se Lewandowski. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

