Dortmundi fiton ndaj Leverkusen, por tifozët mbeten të mbyllur në stadium për shkak të një alarmi për bombë (VIDEO)

Borussia e Dortmundit e nisi sezonin me fitoren minimale 1-0 ndaj Bayer Leverkusen në “Signal Iduna Park”. Që në pjesën e parë skuadra vendase e Dortmund gjeti golin e avantazhin, ku në minutën e 10-të Marco Reus mposhti portierin kundërshtarë.

45-minutat e para do të mbylleshin me shifrat 1-0, teksa fraksioni i dytë do të ishte më i luftuar mes dy ekipeve, por nuk prodhoi gola të tjerë.

Festa e tifozëve është ndërprerë nga ankthi i një njoftimi të dhënë nga zyrtarët e ndeshjes. Për shkak të një operacioni policor, tifozët nuk janë lejuar të dalin nga stadiumi deri në një moment të dytë, teksa njoftimin e dhanë vetë autoritetet dhe e komunikuan zyrtarët e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një makinë e dyshimtë, e lënë e ndezur në parkim, ka vënë në alarm autoritetet policore, që kanë vendosur të mbajnë dyert e stadiumit të mbyllura, deri sa të sigurohen për mungesën e rrezikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?