Dortmundi fiton ndaj Stuttgart, vendos dopieta e Brandt (VIDEO)
Dortmund rikthehet në rrugën e fitoreve në Bundesligë, duke marrë një sukses 2-0 ndaj Stuttgart dhe i afrohen përkohësisht 6 pikë me Bayern, që ka një ndeshje më pak.
Në minutën e 12-të Haland shërbeu saktë për Brandt, i cili arriti që të shënonte golin e avantazhit.
Dortmundit iu desh të priste deri në minutën e 71-të për të gjetur dhe golin e dytë e të sigurisë, sërish me 25-vjeçarin, i cili gjeti dhe golin e gjashtë sezonal.
Pas këtij suksesi verdhezinjtë e shohin veten në kuotën e 60 pikëve, duke konsoliduar pozitat e tyre në vendin e dytë, por shpresat për titullin janë fare minimale.
KOHA JONË SONDAZH

