Dortmundi gati t’i dyfishojë pagën Haaland për ta mbajtur

Borussia Dortmund po përgatit një ofertë të rëndësishme financiare për të mbajtur Erling Haaland. Norvegjezi mund të rinovojë kontratën me klubin gjerman, por me dyfishin e pagës aktuale.

Kushti i vetëm nga klubi gjerman është se klauzola e tij prej 75 milionë euro të shtyhet dhe të jetë aktive në qershor të vitit 2023 dhe jo të vitit 2022. Nëse rinovimi nuk realizohet së shpejti Dortmund rrezikon të humbasë bomberin e tyre pasi klauzola e tij mund të paguhet me lehtësi nga klubet e mëdha.

Të njëjtën formulë më parë ka përdorur edhe për Jadon Sanchon, të cilin e shiti gjatë verës te Manchester United. Sulmuesi norvegjez ka qenë i jashtëzakonshëm te skuadra gjermane, pasi që nga fillimi i vitit 2020, kur edhe u transferua, ka gjetur rrugën e rrjetës në 70 raste, në vetëm 69 ndeshje.  /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?