Dortmundi i kundërpërgjigjet Realit për Haaland, i vendos 3 kushte
Erling Haaland është një nga emrat kryesor në listën e transferimeve të Real Madridit në merkaton e verës. Sulmuesi norvegjez ka arritur që të tregojë vlerat e tij që në muajt e parë te Dortmundi, duke bërë që ekipet e mëdha të bëjnë gati ofertat për të.
Sipas “Don Balon”, verdhezinjtë janë kundërpërgjigjur menjëherë duke i kërkuar madrilenëve 90 milionë euro, kartonin e mbrojtësit Hakmi si dhe për të qenë të privilegjuar për të marrë shërbimet e sulmuesit Mariano Diaz.
Tri kushte që duket se do të vendosin në vështirësi ekipin merengues në këtë kohë krize nga pandemia e Covid-19. Me 40 gola në 33 ndeshje në total, Haaland është një nga sulmuesit me mesataren më të frikshme në Europë. /R.Lika-Koha Jone/