Dortmundi i pamërshirshëm, “luan tenis” ndaj Monchengladabch (VIDEO)
Borussia Dortmund ka arritur një fitore tenistike 6-0 ndaj Monchengladabch në javën e 23 të Bundesligës. Ekipi i Rose zhvilloi një ndeshje perfekte duke dominuar përgjatë 90 minutave takimin.
Kapiteni Reus zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, ndërkohë që 6 minuta më vonë Malen i dha avantazhin e dyfishtë Dortmundit.
Në pjesën e dytë, Dortmund, Wolf gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70. Pokeri u plotësuar vetëm pesë minuta më vonë. Një pasim i Reus për Maukoko bëri këtë të fundit të shënonte edhe golin e katërt të takimit.
Goli i pestë erdhi sërish nga Marco Reus që shënoi një dygolësh personal në këtë takim. Gjermani u ndodh në zonë i vetëm përball portierit kundërshtar dhe shënoi edhe golin që e çoi rezultatin në 5-0. Ndërkohë që rezultatin final të takimit e vulosi Emre Can me një 11-metërsh.
KOHA JONË SONDAZH

