Dortmundi i vë afat United për transferimin e Sanchos
Borussia e Dortmundit i ka vënë afat Manchester United datën 10 gusht për të depozituar ofertën për sulmuesin anglez, Jadon Sanchez. Gazeta gjermane “BILD” raporton se sulmuesi është bindur nga klubi anglez për t’u transferuar në “Old Trafford”, ku në bazë të marrëveshjes paraprake do të përfitonte plot 340 mijë stërlina në javë, një shifër e denjë për lojtarët më cilësorë në Premier League.
“Djajtë e Kuq” duhet të bëjnë përpjekjet e fundit për të bindur verdhezinjtë, me marrëveshjen që pritet të nënshkruhet për 108 milionë stërlina. Nëse gjithçka do të materializohet, Sancho do të jetë transferimi më i shtrenjtë në kohën e pandemisë.