Dortmundi ka gati super planin për të mbajtur Sanchon larg ekipeve angleze

Jadon Sacho do të përfitojë një rritje të konsiderueshme të pagës nga Borussia Dortmund në rast se gjatë kësaj vere do të refuzojë ofertat e ardhura nga klubet e Premier League. Për 20-vjeçarin ka pasur një numër të madh klubesh që janë interesuar, pasi ai shkëlqeu në Bundesligë dhe në Champions League.

Manchester United, Liverpool dhe Chelsea janë duke e monitoruar prej kohësh ish-futbollistin e akademisë së Manchester City-it, i cili ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 19 asist gjatë këtij sezoni në 35 ndeshje në total.

Dortmundi ka menduar një strategji të zgjuar në mënyrë që ai të mos largohet, duke ja rritur ndjeshëm pagën. Talenti anglez përfiton 6 milionë euro në sezon aktualisht, po nga sezoni i ardhshëm sipas “Bild” paga e tij shkon në 10 milionë euro. Sancho do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar te verdhezinjtë, teka vendin e parë e mban Marcus Reus me 11 milionë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP