Dortmundi ka stadiumin më të mirë në Europë, te më i keqi luan lojtari i Kombëtares sonë
Stadiumi më i mirë në Evropë? Westfalenstadion i Dortmundit, shtëpia e Borussias. Dhe më i keqi? “Castellani” i Empolit. Këto të dhëna u zbuluan nga një renditje e përpiluar nga faqja britanike Money, që është e bazuar në recensionet e postuara nga tifozët dhe vizitorët në tre platforma të ndryshme: Tripavdisor, Google dhe Football Ground Map.

Ndër 15 impiantet më të këqija në kontinent, janë 5 që presin skuadra të Serie A në Itali: përveç atij të të besuarve të Andreazzolit janë edhe “Penzo” i Venecias, “Bentegodi” i Veronës, “Franchi” i Firences dhe “Maradona” i Napolit.
Spanja ka tre stadiume në dhjetë më të mirët (Santiago Bernabeu, Camp Nou dhe Ëanda Metropolitano), ndërsa stadiumi më i mirë italian është San Siro, i cili është në vendin e 11, në të njëjtin nivel me Allianz Arena në Mynih. E habitshme po ta mendosh, që Allianz Stadium i Torinos, shtëpia e Juventus është vetëm në vendin e 22-të.
Renditja nuk shoqërohet me arsye, por bëhet fjalë thjesht për një llogaritje të mesatares së votave të mbledhura online: maksimumi teorik është 5. Në krye të renditjes së më të mirëve, pas Signal Iduna Park (me 4.57 pikë), pozicionohen gjashtë impiante të tjera në nivel të barabartë, në kuotën 4.53: Arena Nationala në Bukuresht, Camp Nou, Bernabeu, Stadiumi Millennium në Cardiff, Stadion Narodoëy në Varshavë dhe Stadiumi Tottenham Hotspur në Londër.

KOHA JONË SONDAZH

