Dortmundi largon rrezikun, Shalke nën zonën Champions
Bajern Mynih festoi 115- vjetorin e themelimit me një fitore të thellë në Bundesligë, ndaj Këlnit ku luan mbrojtësi i kombëtares sonë, Mërgim Mavraj, në takimin hapës të javës së 23-të, duke shënuar plot katër herë me të katërt lojtarët kryesorë, Schveinsteiger, Ribery, Robben dhe Levandovski. Arejn Robben që realizoi golin e tij të 17-të sezonal shkëputet akoma më shumë në garën për “Këpucën e Artë” të Bundesligës. Megjithatë festa e golit vazhdoi dhe me Levandovskin që vulosi rezultatin përfundimtar në 4-1 me Bajernin që mund të shkëputet akoma më shumë në renditje, teksa ndodhet aktualisht +11 nga ndjekësi më i afërt, por Volfsburg ka një ndeshje më pak dhe luan të djelën në Breme. Shtutgarti barazoi 1-1 me Hanover dhe mbetet në fund, duke vështirësuar akoma më shumë pozitat. Në ndeshjet e djeshme ra në sy edhe fitorja 3-0 e Borusias së Dortmundit, ndaj Shalkes. Kjo fitore e largon Dortmundin nga zona e rënies në një kategori më poshtë, ndërsa Shalke (35 pikë) zbriti në vend të pestë, pas humbjes. Në vend të tretë Bajer Leverkusen (37 pikë), që fitoi minimalisht ndaj Frajburgut dhe në vend të katër Borusia Myshengladbah (36 pikë) e Granit Xhakës.
Bundesliga
Java e 23-të/Të premten
Bajern Munih – Këln 4-1
Të shtunën
Bajer L. –Fraiburg 1-0
Borusia D. – Shalke 3-0
Hanover – Shtutgart 1-1
Hertha – Augsburg 1-0
Hofenheim -Mainz 2-0
Eintracht F.- Hamburg 2-1
Të djelën
15:30 Borusia M. – Paderborn
17:30 Verder B. – Volfsburg
KOHA JONË SONDAZH

