Dortmundi merr një fitore tenistike ndaj Wolfsburgut dhe blindon vendin e dytë (VIDEO)

Borussia Dortmund rikthehet në rrugën e fitoreve të thella në Bundesligë. Verdhezinjtë morën një sukses 6-1 ndaj Wolfsburgut dhe mbajnë ende gjallë shpresat për titullin, edhe pse fare minimale.

Dortmundi në fakt e zgjidhi duelin që në 45 minutat e para duke shënuar plotë 5 gola për 38 minuta lojë. Rothe, Witsel, Akanji, Emre Can dhe më në fund edhe Haaland shënuan për verdhezinjtë.

Në pjesën e dytë, Haaland realizoi golin e 6-të, ndërkohë që Baku shënoi golin e nderit për Wolfsburgun. Dortmundi tashmë ngjitet në kuotën e 63 pikëve në vendin e dytë, me 6 pikë më pak se Bayerni. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?