Dortmundi mund me përmbysje “të çmendur” Interin, Hakimi është spektakolar (VIDEO)

Borussia Dortmund ka arritur një fitore spektakolare ndaj Interit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Verdhezinjtë fituan me përmbysje 3-2 në duelin e luajtur në “Signal Iduna Park”.

 

Dueli nisi mjaft mirë për skuadrën italiane që gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të me Lautaro Martinez. Vendasit vuajnë në ndërtimin e aksioneve sulmuese, teksa ekipi i Contes do të shënonte edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë me Vecinon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimi i pjesës së dytë është spektakolar për Dortmundin që shton aksionet sulmuese. Pas një këmbëngulje të gjatë, në minutën e 50-të, Achraf Hakimi është në vendin e duhur në zonë, për ta shtyrë topin në fundin e rrjetës së Handanovic, i cili këtë herë dorëzohet. Verdhezinjtë marrin zemër nga goli i shënuar, teksa do të arrinin edhe të barazimit disa minuta më pas me Brandt që përfiton nga një gabim i Brozovic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutën e 74, Hakimi (lojtari më i mirë i ndeshjes) kombinon me Sancho-n dhe më pas shënon golin e dytë personal në këtë ndeshje, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Dortmundit që ngjitet në vendin e dytë në grup me 7 pikë, 1 më pak se Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?