Dortmundi nuk e shkurton stafin, i punëson në rrjetin e supermarketeve
Borussia e Dortmundit ka gjetur një zgjidhje ideale për të mos shkurtuar pagat e punonjësve të dyqaneve të klubit apo të shërbimit të kateringut në klubin verdhezi.
Klubi gjerman lajmëroi se një pjesë e stafit të tyre përkohësisht do të punojnë në rrjetin e supermarketeve “Reëe” deri në rifillimin e Bundesligës, që aktualisht është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Stafi, që është përfshirë në punën pranë rrjeteve të supermarketeve, përbëhet kryesisht nga punëtorë me kohë të pjesshme dhe njëkohësisht i vjen në ndihmë dhe vetë firmës “Reëe” në një periudhë të vështirë ku kërkohet rritje e numrit të stafit nëpër supermarkete, që kanë patur një volum të jashtëzakonshëm pune për shkak të rritjes së blerjeve nga ana e njerëzve gjatë javëve të fundit.