Dortmundi nuk mjaftohet me Haaland, kërkon mesfushorin e Juves

Dortmund synon të përforcohet në repartin e mesfushës. Emri kryesor në listën e klubit verdhezi është ai i Emre Can, i cili tek Juventusi asnjëherë nuk ka arritur të marrë një rol protagonisti dhe me uljen e Sarrit në stol më tepër ka qenë jashtë formacionit.

Turko-gjermani kryeson listën e lojtarëve që do të largohen nga bardhezinjtë, ndërkohë që për të ka treguar interes edhe Everton, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Ancelotti.

Pritet edhe një lëvizje e drejtuesve të Dortmund, të cilët duan me patjetër rikthimin në Bundesligë të mesfushorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?