Dortmundi nuk ruan hapin e Bayernit, mundet nga Leizpig (VIDEO)
Borussia Dortmund nuk ka mundur që të ruajë hapin e Bayernit në Bundesligë. Verdhezinjtë pësuan një humbje 2-1 në transfertën e vështirë ndaj Leizpig.
Nkunku zhbllokoi shifrat në minutën e 29-të të ndeshjes, ndërkohë që në fillimin e së dytës do të ishte Marco Reus që do të vendoste baraspeshën. Në minutën e 68-të, ndërkohë vendasit do të riktheheshin sërish në avantazh me anë të danezit Yussuf Poulsen.
Leizpig ngjitet në vendin e pestë me këtë fitore me 18 pikë, ndërkohë që Dortmundi tashmë mbetet -4 pikë larg nga Bayerni kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

